Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Të vlerësoj, të pëlqej, të dua”, psikiatri i njohur emocionon sopranon

Posted on December 26, 2021 by Monitor

Doktori i zemrës dhe mendjes së sopranos së Teatrit të Operas dhe Baletit, Simona Karafilit është mjeku psikiatër i njohur, Neli Demi. Në rrëfimin e saj në “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus për njeriun me të cilin ndan jetën, sopranoja shprehet se të dy janë shtylla e njëri-tjetrit. Por, çfarë thotë doktori i saj për të? Në një rrëfim ekskluziv, mjeku, i cili prioritet ka privatësinë e pacientëve, ‘zhvesh’ zemrën e tij në një mesazh publik.

Neli Demi: Nuk e di nëse në këtë mesazh do të të them ndonjë gjë të re që ti nuk e di pasi na është bërë zakon tashmë që qoftë të mirat, qoftë problemet ia themi goxha lirshëm njëri-tjetrit sepse besoj që nuk e marrim për të mirqenë njëri-tjetrin.

Gjithsesi, po mendoja për diçka që më the dy ditë përpara, që ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës tënde, por këtë gjë ma ke thënë edhe vitin e kaluar në fund të vitit, edhe vitin përpara, pra 3 vjet ë jemi bashkë në njëfarë mënyre ti ke shprehur të njëjtën ndjesi dhe sigurisht që kjo më bën të ndjehem shumë mirë kur ti në një situatë plot me sfida, qofshin këto personale, por edhe të të gjithë njerëzve në këtë periudhë, sidomos dy vitet e fundit e ti thua që je ndierë më mirë se kurrë në jetën tënde.

Sigurisht më bën të ndjehem mirë që ti ndihesh mirë dhe gjithashtu edhe se kemi jetuar bashkë, i kemi ndarë gjërat bashkë dhe produkti është ky. Të vlerësoj shumë, të pëlqej shumë, të dua shumë./tvklan.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes