Categories
Kulture

Telenovela mbretërore vazhdon, Meghan Markle dhe Harry refuzojnë mbretëreshën Elizabeth

Edhe pse princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, vendosën të shkëputeshin nga familja mbretërore angleze dhe t’i rrisnin fëmijët e tyre, të qetë në SHBA, është e pamundur të mos jenë pjesë e shtypit. Së fundmi, ata janë (ri)kthyer në qendër të vëmendjes pasi kanë refuzuar ftesën e mbretëreshës Elizabeth për t’iu bashkuar familjes për pushimet e Krishtlindjeve,ndonëse mbretëresha këtë vit ka nevojë më shumë se kurrë, që të jenë të gjithë bashkë.

Këto do të jenë Krishtlindjet e para të sovranes 95-vjeçare pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip, i cili ndërroi jetë në prill. Javët e fundit ajo ka shfaqur probleme të shumta me shëndetin, duke shtuar zërat se mund të tërhiqet nga detyrat mbretërore.

Harry dhe Meghan gjithashtu nuk do të marrin pjesë në drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës, që zakonisht mbahet në Pallatin Buckingham./Living/

error: Content is protected !!