Categories
Kulture

Teuta Borova rrëfen historinë e dashurisë me partnerin gjerman: Jemi njohur në…

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, udhëtarja profesioniste, Teuta Borova ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të dashurisë me partnerin gjerman. Duke treguar se Gjermania është destinacioni i saj i preferuar, Borova ka treguar dhe historinë e njohjes me dashurinë e saj teksa ka rrëfyer se janë njohur në Pallma de Mallorca. Lidhja e tyre nuk është krejtësisht në distancë pasi siç e theksoi dhe Teuta, ajo shkon shumë shpesh brenda vitit në Gjermani.

Teuta Borova: Volfang ka ardhur në Shqipëri. Herën e fundit ishte në Shtator sepse vjet nuk mundi të karantinohej 2 javë. I pëlqen Shqipëria, por më thotë se nëse nuk do të ishim njohur, nuk do të kishte ardhur.

Rudina Magjistari: Më the që jeni njohur në Pallma de Mallorca, si ka ndodhur?

Teuta Borova: Njohja ka qenë krejtësisht e rastësishme. Një vit më parë isha me një mikeshë timen atje. Ata më ftojnë dhe unë në momentin e parë që shkoj ishte koha e “ October Fest” dhe e kisha me dy mendje dhe ato më thonë që ti vazhdo kënaqu sepse ti je turiste.

Dhe unë futem aty, pas 20 minutash që këndoja dhe kërceja këngët gjermane, ky vjen me disa shokë. Volfang ishte dashuri me shikim të parë dhe pastaj kam shkuar unë ta vizitoj. Ai më tha që nuk dua të njihemi në hotele dhe më pas më njohu me të shtëpisë./tvklan.al/

error: Content is protected !!