Categories
Kulture

Thëniet e viteve 80, që rinia sot as nuk ja dinë kuptimin…

Na Ishte Dikur sjell disa shprehje të viteve 60-70-80 në shqipëri. Rradhat e gjata për çdo gjë sollën edhe shprehje që më vonë brezi i atyre viteve sot i njeh si batuta për të qeshur. Por në të vërtetë ajo ishte një kohë e vështirë për shumicën e familjeve shqiptare.

Më poshtë po sjellim disa prej tyre nga komentet dhe kujtimet e miqve të faqes tonë:

Për ideal të partisë!

A do ma mbash pak mishin ne frigorifer?

te eshte bere fytyra si fund 15 diteshi.

Mi mbaj dy qese mish te obodini yt

Bëji dy kaçurrel🤣🤣

O goce me fal një min.- Kam kohë që të shikoj, studioj, me pëlqen si vajzë. Përgjigjja, – drejtojhu në familje😜😝

A do ma japesh gomarin se do shkoj te bluaj pak miser ne mulli..!

Me tha mami ke far kosi 😂

Mi jep xhupin, bluzen, pantallonat, kepucet, se do vete ne eskursion me klasen 😂😂

Do mi japesh pak sandalet e tua se do shkoj tek dajua 🙂

Me nje pale kepuce, martohej gjysma e fshatit!🤣🤣

Nem nje filxhan vaj mi gjitone e ta kthej neser we te Mar ushqimet….

A ke 50 lek se ti kthen sa te mar rrogen…
Nje luge salce te skuq groshen…
A ke nje filxhan krype..🤪🤪🤪💪

Te vi te shofe pak televizor eshte filmi shigjeta e zeze sonte

Ke fare kosi? ” Shikohemi te rradha e qumeshtit” ” Kete te diel kemi pastrimin e lagjes”

Me duhet te ngrihem shpejt te ze rradhen e qumeshtit.🤪

Cilen nene don me shume? Nenen parti!

Me zer nje rradhe se ka dale gjize

Me jep te kafshoj nje cap buke nga buka me sheqer e me uje.

Me çuan ropt ,
Met pyet a thua e ke i gjys buke ,
Se me kan ardh do miq sonte .

Me jep i dor se me kan ardh drut

Me jep nje kafshat buk nga feta jote (buka ose ishte me qep/presh dhe krip,ose me vaj me krip,ose buke me sheqer dhe uje )

Po s’kemi vajguri te ndezim skaltabanjen të lahemi se kemi.

Kur te zbresesh nga Dukati per ne Vlore me bjer nje pagure bulmet te bej nje syltjash

1)Ky eshte vagoni i nonave me fmi😁
2)A lozim me kopaca
3)Ik merr taven nga furri

4)Eshte familje me biografi t’mire
5)Ulu,10 me yll😄

A do me zesh dhe mua nje rradhe te vajguri sa te marr racionin e djathit dhe erdha

Na të të jap teta nje grusht sheqer se skam karamele. 😂😂

Me ka than mama me jep pak makinen e mishit….

Ti gëzosh sandalet me gomë peshku, do ti veshësh per festën e 1 Majit

Kush ka pantallona terital se kam nje mbremje sot

Do ma japësh pak hua kostumin tënd , se do martohem të dielën !…..

Me jep ca karrige se kam fejesen e djalit./Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!