Categories
Kulture

“Thjeshtësia e saj fliste sa një mijë fjalë”, Vogue i kushton një artikull yllit shqiptar të muzikës

Kohët e fundit, Dua Lipa është shndërruar në një ikonë jo vetëm për sa i përket muzikës por gjithashtu dhe për stilin e saj të veçantë. Spikat në çdo dalje të saj publike dhe këtë ka bërë dhe së fundmi me pjesëmarrjen në British Fashion Awards 2021. Vogue i ka kushtuar Dua-s teksa e cilëson si një ikonë mode.

“Thjeshtësia e saj fliste sa një mijë fjalë dhe tregoi se nuk është e nevojshme të veshësh gjithmonë pamjet më të guximshme Y2K për të rënë në sy. Vetëm 26-vjeç, ajo nuk është vetëm një kameleone e vërtetë e modës, por edhe më e mençuar për moshën që ka.”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Fustani i zi, elegant nga Maximilian, i nxirrte në pah trupin e saj perfekt. “Mbrëmë në British Fashion Aëards me një fustan të punuar nga një prej stilistëve të rinj të mi të preferuar britanikë: Maximilian Max I love you!!! ”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit të saj./abcnews.al/

error: Content is protected !!