Categories
Kulture

“Ti po vuan”/ Konkurrentja e “Për’puthen” përlotet nga surpriza e nënë së saj

Për’puthen – Konkurrentja e “Për’puthen”, Fjori, është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga një letër e mamasë saj, e cila është e shqetësuar për të.

Fjori ka shfaqur çiltërsi në studio e nëpër takime, e në një prej takimeve ajo u shpreh se nuk flet me familjen e saj, jo sepse ata nuk e duan, por sepse ka frikë se mos i ka mërzitur.

Adelina (mamaja e Fjorit): Ti po vuan, e shoh në sytë e tu të kaltër. Ti gjithsesi je një vajzë e fortë që arrin ti mbijetosh kësaj bote ndryshe sic je mësuar të jetosh. Kam vetëm një kërkesë, na kushto më shumë kohë. Të dua shumë e vogla ime, e madhe sa një botë.

Adelina, nëna e Fjorit është bërë pjesë e programit Për’puthen në puntatën e sotme përmes lidhjes skype për t’i dhënë mesazhe vajzës së saj.
Adelina: Jam munduar ta korrigjoj, por ndonjëhyerë më mbyll telefonin se e gjykoj shumë për të mirën e saj që të dalë mirë, të dalë vetvetja. Ndonjëherë më duket sikur del nga vetja. E gjykoj shumë dhe i flas gjithmonë. Unë dua që ti të respektosh veten e të tjerët. Të kam dhënë edukatë si të gjitha nënat.

Bora: Keni dashur që Fjori të dalë nga programi?

Adelina: Nuk dua të jem pengesë në jetën e saj. Unë gjithmonë e kam mbështetur por tani është dicka që duhet të marrë mendimin e të gjithëve. Duam ta përkrahim dhe të jetë pak kohë pranë familjes. Është larguar nga këshillat. Më dukt sikur ka dalë jashtë vetes, sikur nuk është vajza ime. Më duket si e pa edukuar dhe kur e ofendojnë djemtë, nuk më vjen mirë./Gazeta Shqip/

https://www.instagram.com/p/CYxAGW9I6Sb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6380a09f-b5bd-4d53-8673-02c61c0f9243

error: Content is protected !!