Categories
Kulture

Tirona është DASHURI! – Nga Julian Saraçi

Sepse ndjenja për qytetin tënd, nuk është çështje që vlerësohet me logjikë, me analizë apo me aspekte të tjera materiale. Ndjenja për qytetin tënd, që në thelb është dashuri e pastër, është një ndjenjë e padukshme, e paanalizueshme dhe e palogjikshme. Ajo është çështje shpirti!

Dashuria për Tironën është një çështje përkatësie, ti i përket dhe ajo të përket. Është një çështje identiteti, kultura e saj është te ti dhe ti reflekton kulturën e saj. Është një çështje historie, të parët e tu dhe ti linde dhe u rrite në Tironë dhe me shpresë të Zotit historia do të vazhdojë me pasardhësit tanë.

E mbi të gjitha, është një çështje ideali, pasi vlerat e Zotit, familjes, traditës, moralit, të bukurës, drejtësisë, tolerancës, butësisë, dijes, dinjitetit njerëzor, dhe lartësimit të kombit janë të mëshiruara në themelet e Tironës dhe ne bijtë e bijat e Tironës jemi brumosur me këto vlera kaq madhështore.

Ndaj, mos më pyesni pse e dua qytetin tim, pasi dashuria është çështje përkatësie, identiteti, historie, ideali dhe zemre.

Tirona është DASHURI! 💙 – Nga Julian Saraçi

error: Content is protected !!