Categories
Art Histori Kulture Personalitete

TITO SCHIPA, TENORI I FAMSHËM ARBËRESH

TITO SCHIPA, TENORI I FAMSHËM ARBËRESH

Një ndër këngëtarët më të mëdhenj lirikë të shekullit XX, i njohur si Tito Schipa, lindi më 2 janar 1889 në Leçe, Itali, në një familje arbëreshe, me emrin Raffaele Attilio Amedeo Schipa. Ai studioi në Milano dhe bëri debutimin e tij të parë në opera në moshën 21-vjeçare, në vitin 1910, në Vercelli. Më pas u shfaq në të gjithë Italinë dhe në Buenos Aires, Argjentinë. Më 1917, ai solli rolin e Ruxheiros në ”La rondine” të Puçinit.

Schipa interpretoi shfaqjen e tij të fundit në Operën Metropolitane, në vitin 1941, para se të kthehej në Italinë fashiste, “nën regjimin e Benito Mussolinit”. Kjo periudhë e jetës së tij, do të ishte vërtet ajo më e vështira për një artist; pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, koncerti i tij i parë pas luftës, u ndoq me pak interes nga publiku.

Në vitin 1958, Schipa tërhiqet nga skena operistike për të dhënë mësime kantoje, fillimisht në Budapest. U kthye për shfaqjen e fundit në Nju Jork, në vitin 1962. Tito Schipa ndërroi jetë prej ndërlikimeve shëndetësore nga diabeti, më 16 dhjetor 1965, në moshën 77-vjeçare. në Nju Jork./Hejza

error: Content is protected !!