Categories
Kulture

Tupja: Shpirti nuk ushqehet me dardha dhe me fiq, por me art

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja u shpreh se revoltohet shumë kur dëgjoj fjalën raport në vend të marrëdhënies.

Ai tha se shpirti nuk ushqehet me dardha me fiq, por me art dhe se ky i fundit jep mundësinë që të komunikosh në të gjitha fushat.

Tupja: Unë revoltohem shumë kur dëgjoj fjalën raport në vend të marrëdhënies. Shpirti nuk ushqehet me dardha dhe me fiq, por me art. Arti më jep mundësinë që të komunikoj në të gjitha fushat. Koha ndalohet në një farë mënyre nga artisti.

Unë se kam kuptuar kurrë pse ndahet letërsia nga artet. Për mua muzika është arti i parë. Na ndodh që kur shohim një film zhgënjehemi, pasi kemi pasur një tjetër qasje për personazhin. Të lexuarit të bën të ndihesh gati 100-vjeçar dhe të jetosh me zemër./Oranews/

error: Content is protected !!