Categories
Art Kulture Personalitete

U nderua me çmimin e rëndësishëm, Mariana Kondi: Tani jemi tre, unë, bashkëshorti dhe mjeshtri i madh

Mariana Kondi, gjatë një interviste që dha për “Abc-ja e mëngjesit”, foli mes të tjerash dhe për çmimin që mori nga presidenti Meta. Kondi u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” në një ceremoni të zhvilluar në presidencë mes miqsh dhe të afërm të aktores. Gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa, aktorja rrëfeu emocionet e marrjes së këtij çmimi pas 40 vitesh karrierë.

“Nuk e besova. Kur më tha këshilltarja e Metës nuk e besova, e mora në telefon dhe më tha po…Pastaj kur më tha se do ta marrësh me Ardian Trebickën u kënaqa më shumë. “, tha Kondi. “Po jetoj një jetë të dytë. Ia dedikoj dhe bashkëshortit.”, shtoi më tej aktorja.

“Tani jemi tre: unë, tim shoq dhe mjeshtri i madh”, tha Kondi. E pyetur nga moderatori Alban Musa për pagën më të lartë që ka marrë gjatë karrierës së saj ajo tha: “Ka qenë filmi “I Love Tropoja” dhe te Portokallia.” Ndërkaq, ajo iu përgjigj disa pyetjeve nga moderatori duke tundur dybekun.

A do të hynte në Big Brother? “Nuk është për mua, mund të jetë por ndoshta nuk e bëj dot. Do të kisha qejf reality show-n në ishull. Me Dashnor Diku ndoshta do të futesha aty”, tha me humor aktorja./abcnews.al/

error: Content is protected !!