Categories
Kulture

U përballën me kancerin në familje, parukierët nga Kosova bëjnë gjestin e rrallë për fëmijët e sëmurë

Dy djem nga Kosova kanë bërë një gjest të rrallë. Arbioni dhe Denisi me profesion parukierë, në një nga aktivitetet e kësaj fushe kanë zeruar flokët e tyre në shenjë solidarizimi me personat që janë duke luftuar me kancerin.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan se spunton për këtë gjest e kanë marrë edhe nga rastet familjare që kanë përjetuar.

Denisi ka humbur të atin nga kanceri kush ishte 6-vjeç, ndërsa Arbioni ka humbur shokun e ngushtë.

“Gjithçka na lindi kur ishim në spital dhe pam këta fëmijë të sëmurë. Kam pasur mikun tim të ngushtë që ka vdekur para dy vitesh nga kanceri”, tha Arbioni.

“Edhe unë kam humbur babain para 13 vitesh, më 27 mars të 2008. Kam qenë 6 vjeç e gjysmë. Momentet me babain ishin të pakta pasi sëmundja filloi më herët. Ai ishte nëpër doktora. Më kujtohet nata e fundit. Kisha shumë netë që nuk flija me babain dhe atë natë I bëra presion mamit të flija me të. Ai ishte me një këmbë. Në një moment gjatë natës ai u ngrit për të shkuar në banjë dhe kur u kthye mbaroi.

Menduam të bëjmë diçka më ndryshe. Ne vendosëm ta bëjmë këtë në shenjë respekti për personat që mos dorëzohen, të vazhdojnë të luftojnë”, u shpreh Denisi.

“Ishte gjest një lloj surprize se në fund fare vetëm pak persona e dinin se çfarë do bënim. Të themi të drejtën iniciativën e parë e kishim unë dhe Denisi, të tjerët i kemi organizuar, ne duke pasur shokë parukiera në Kosovë”, shtoi Arbioni./abcnews.al/

error: Content is protected !!