Categories
Kulture

U rendit e dyta nga e gjithë bota, Bill Gates i bën dhuratën e veçantë Xhulia Kurtit

DURRËS – Xhulia Kurti, studentja e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike në Univeërsitetin “Aleksander Moisiu Durrës” ka marrë një dhuratë nga vetë bashkëthemelues i Microsoft-it, Bill Gates.

Xhulia u rendit e dyta nga 26 pjesëmarrësit nga e gjithë bota në konkursin e shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021, “IAA mobilitython”, i cili u zhvillua në Mynih, Gjermani. Në përfundim, ajo ka marrë edhe një surprizë të bukur. Miliarderi Bill Gates i ka dhuruar Xhulias librin e tij i cili ende nuk ka dalë në shitje , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Ajo ka treguar për emision “ABC e Mëngjesit”për projektin e saj interesant se si mund të përdorim aplikacionin pa internet dhe emocionet që kaloi. Ajo tha se ka synim tregun global m aplikacionin e saj dhe se libri i Bill Gates ishte interesant për të apasionuarit pas shkencave kompjuterike dhe ja vlente.

“Unë studioj për shkenca kompjuterike në universitetin e Durrësit. Aplikova online dhe kalova në tre stade derisa arrita te fitorja. Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani. Të përdorësh internetin pa wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime. Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.

Xhulia ka menduar si të zgjidhë problem e aksesit dhe dërgimit të materialeve nesë nuk ke internet. Nëpërmjet aplikacionit të saj të quajtur Gears, njerëzit do të mund të dërgojnë të dhëna si foto, video, mesazhe dhe vendodhje pa pasur nevojën e ëiFi-së. Ajo e projektoi si produkt të shoqëruar me aplikacion dhe tani është në zhvillim të produktit, pra për të përmirësuar pjesën hardëare.

(m.k/dosja.al)

error: Content is protected !!