Categories
Kulture

U ritakuan pas 11 vitesh dhe u dashuruan, historia e veçantë mes shqiptares dhe italianit

Një tjetër histori e bukur dashurie u trajtua në emisionin e mëngjesit në Abc. Kisela Pata dhe Lorenzo Federici janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer në rrjete sociale. Shqiptarja dhe italiani njihen që në fëmijëri por historia e tyre e dashurisë nisi më vonë.

Kisela tregoi gjatë intervistës se gjithçka kishte nisur nga një festë ku kishin marrë pjesë. Por miqësia e tyre u kthye në dashuri. Ajo tregoi se në fillim prindërit e saj nuk kishin qenë dakord për lidhjen e saj për shkak të kulturave të ndryshme megjithatë duke parë vendosmërinë e saj, gjërat ndryshuan.

“Kur e panë panë që isha e vendosur nuk më thanë gjë por është frika e fillimit për shkak të kulturave të ndryshme. Prindërit kishin frikë dhe për pjesën e shkollës se kanë bërë sakrifica për të na sjell në Itali, isha 17 vjeçe duhet të zgjidhja universitetin, kishin frikë por pastaj kur e kuptuan se e kishim seriozisht, ishim mirë me njëri tjetrin na thanë vazhdoni me jetën tuaj.”, tregoi ajo./abcnews.al/

error: Content is protected !!