Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

U shpall “Miss Universe Albania”, Ina Dajçi: Ja si u njoha me Fadil Berishën, pa dashur u bëra modele

Posted on January 17, 2022 by Monitor

Më e bukura e Shqipërisë e shpallur në gusht të 2021 është Ina Dajçi e cila ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Në moshën 18 vjeçare Ina realizoi një nga ëndrrat e saj ikja për studime në New York.

E ftuar në një lidhje në skype në studion e “Jeto me Orën” Dajçi tregoi se çfarë e çoi në New York dhe si u bashkua modelingut.

“Ëndrrat e mija më çuan në New York, edhe pse për prindërit dukej shumë larg në fakt është por që ja dola dhe jam këtu. Më pëlqen shumë këtu dhe nuk ndahem dot më nga këtu. Fillimet e mija në modeling nisën me Fadil Berishën dhe vijë ende. Në takimin e parë me të isha vetëm 18 vjeç dhe kur më ka parë më tha ti do bëhesh një ditë Miss Shqipëria dhe kështu filluam të punonim bashkë e tashmë edhe shumë miq” u shpreh Miss-i.

Ajo tregoi sesi erdhi ideja e pjesëmarrjes në Miss Universe Albania.

“Fadili më bindi që të konkurroja pasi mendonte që të tregonim një imazh të plotësuar meqenëse unë merrem me arkitekturë. Dhe kështu meqenëse unë jam një garuese shumë e fortë dhe fitova. Familja ishte shumë e surprizuar kur u thashë që do merrja pjesë pasi unë nuk vij nga një familje artistësh. Dhe janë emocionuar shumë kur e morën vesh që do konkurroja dhe më kanë përkrahur shumë” u shpreh Dajçi.

Missi tregoi edhe për emocionet që kishte përjetuar në konkursin e madh mes bukurive të botës.

“Kishte emocione të forta, pata një përkrahje shumë të madhe , u mundova shumë që të jepja më të mirën dhe të përfaqësoja sa më mirë vendin tonë. Konkurrenca ishte shumë e fortë pasi të gjitha vajzat ishin të përgatitura për të fituar. Kulturat ishin të shumta dhe ishte shumë bukur” u shpreh Dajçi.

Dajçi tregoi edhe për ekspozitën që zhvilloi në Muzeun Kombëtar së bashku me Fadil Berishën.

“Unë kam bërë shumë piktura dhe miqtë e mijë donin shumë që të bëja një ekspozitë. Por ne donim të përcillnim një mesazh dhe të lartësonim figurat shqiptare që ka fotografuar Fadil Berisha. Dhe e bëmë këtë për të rinjtë shqiptarë për të dhënë mesazhin se shqiptarët janë gjithandej dhe na përfaqësojnë denjësisht. Aty pata një kontakt direkt me njerëzit dhe e mbajtëm hapur për disa muaj si ekspozitë” u shpreh arkitektja. Ajo tregoi edhe për planet e së ardhmes.

“Unë jam njeri që bëjë shumë gjëra njëherësh dhe mendoj se do merrem te të treja si me modën, arkitekturën dhe pikturën. Nuk do lë asnjë pas dore” përfundoi Dajçi./Oranews/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes