Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Ushtaraku britanik Aubrey Herbert ishte ai që e solli skautizmin në Shqipëri

Posted on January 23, 2022 by Monitor

Ushtaraku britanik Aubrey Herbert ishte ai që e solli skautizmin në Shqipëri

Skautizmi ka lindur në vitin 1907 si një kamp në natyrë në Angli dhe me vonë u përhap në të gjitha vendet e botës. Në vitin 1920 skautizmi do të vinte dhe në Shqipëri ku më 1923-tën do të arrinte lulëzimin e tij.

Metoda Skaut është krijuar si një tërësi vlerash për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve se si të jenë qytetarë të mirë, si të lujnë një rol aktiv e konstruktiv në shoqëri si dhe ruajtës të paqes. Motoja e tyre ishte ‘’Gjithmonë të përgatitur’’.

Kjo fotografi është e shoqërisë skautiste në konviktin ‘’Malet tona’’ në Shkodër, një nga shoqëritë e para në organizimin e të rinjve e krijuar me nismën e filanotopit Aubrey Herbert i cili i përkiste familjes së lordëve Carnarvon.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes