Categories
Kulture

Vajza e Adriana Matoshit shpreh mirënjohje publike

Kaona, vajza e Adriana Matoshit ka reaguar sërish pasi operacioni u krye me sukses. Ajo ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë dhe janë lutur për nënën e saj në këto momente të vështira. Kaona shprehet se gjatë këtyre ditëve ka parë se sa e fuqishme ishte nëna e saj por gjithashtu edhe dashurinë e respektin që treguan njerëzit.

“Nuk e di a muj me i’a u shpreh me ket’ shkrim dashnine edhe respektin per juve qashtu qysh ju m’keni bo me ndje mu me fjalt e dashnin’ e juj t’sinqert kto dit’t e fundit. Dashni t’cilen nuk kisha mujt me e marre n’krahe t’tjeter kujt pos Adrianes. Nuk po i them “nane” , se nese tan jeten e kom pa si prindin ma te perkrym, 3 ditet e fundit ma keni mundsu me pa si ni njeri me vlera t’jashtezakonshme me cdo lutje e kujdes qe keni dhuru.

I kam lexu e i kam ndje secilat fjale qe keni shkru, edhe m’i keni zevendsu brengat me krenarine qe jom rrite prej ni njerit qe ka pase kaq shume ndikim te tjeret. Sot nuk e pash veq fuqine e mamit, po e pash edhe fuqine e dashnise, pasunine e ni njerit qe dhuron kurgjo tjeter pos mbeshtetjes, respektit, pozitivitetit, fjaleve te mira e cdo virtyti tjeter me vlere.

Ju jam mirenjohese tane jeten, une edhe krejt familja jem. Nuk e di cka kish shkru mami, po e di qe kete sfide t’jetes e ka pase shume ma t’lehte fale juve. Ju duam.”, shkruan Kaona./abcnews.al/

error: Content is protected !!