Kujt duhet t’ia lënë shqiptarët pasurinë, djalit apo vajzës?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora.
Djali, fëmija i “preferuar” i prindërve shqiptarë
Me sa duket në vendin tonë tradita e të lënit pasurinë te djali vazhdon të aplikohet edhe sot. Pavarësisht emancipimit dhe përpjekjeve për tu dukur si perëndimorë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, besojnë se pasuria i takon djalit e jo vajzës, pasi kjo e fundit e ka pjesën te shtëpia e burrit.
Përgjigjet e qytetarëve:
Djalit të vogël sepse ai duron prindërit, sepse ai merret me ata.
Të dyve njësoj. Cilin gisht të presësh e nuk të dhemb. Do ja lë shtëpinë djalit, me atë që do jetoj.
Më mirë djalit, sepse ai mban përgjegjësi, por edhe ajo duhet të ketë një përqindje.
Vajza sepse ato nuk kanë asgjë dhe janë qenie të brishta.
Djalit, sepse vajzën e kam martuar atje ku ka shumë lekë, të bëjë çfarë të dojë vjehrri i saj.
Zakonisht djalit, por edhe vajza ka riskun e vetë. Atij që do më mbajë mua, atij do ja lejë pasurinë. Prindi duhet të jetë i drejtë kur t’ia leje pasurinë.
Djali t’i marrë të gjitha sepse ai i mban dhe kujdeset për ta.
Në mënyrë të barabartë.
Sa i do vajza nuk i do djali kurrë prindërit. Ajo ka kokën prindërit, ndërsa djali te nusja.
Të dy fëmijët janë të barabartë.
Djalit do t’ia jap.
Djali shtylla e shtëpisë, ndërsa vajza shkon te burri.
E kam vetë unë pasurinë, pse t’ia jap djalin. Do ia jap pasi të vdes unë./Oranews/