Categories
Kulture

Version digjital i shënimeve për këngën hit të grupit “Beatles” shitet për 76 mijë dollarë

Nga Besmira Pelushaj

Djali i kantautorit britanik John Lennon, Julian Lennon, organizoi një ankand dixhital në Los Anxheles, duke nxjerrë në shitje një version digjital të shënimeve të shkruara me dorë të Paul MCartney për këngën hit të ”Beatles”, ”Hey Jude”.

Shënimi u shit në ankand për mbi 76,000 dollarë, përfshirë edhe një shumëllojshmëri të relikeve të grupit, si kitarat dhe rrobat në pronësi të John Lennon.

Kënga “Hey Jude” e Beatles u publikua si një single i pavarur në gusht 1968 përpara se grupi të publikonte albumin e tyre klasik “White Album” më vonë atë vit. Kënga mbetet një element kryesor i koncerteve solo të McCartney.

Nga ankandi ”Lennon Connection: The NFT Collection”, që përmbanin pjesë të dixhitalizuara të kujtimeve të Lennon dhe Beatles nga koleksioni i tij personal, u mblodhën një total prej rreth 160 mijë Dollarë. Përveç disa kitarave të dhuruara Lennon-it nga babai i tij, sende të tjera të paraqitura në ankand përfshijnë pallton magjike misterioze afgane të John Lennon-it dhe mantelin e zi që ai kishte veshur në këngën ”Help!”.

Një pjesë e të ardhurave të mbledhura do të shkojnë për fondacionin ”White Feather” të Julian Lennon./Oranews/

error: Content is protected !!