Ditën e djeshme, Vesa Luma ndau me ndjekësit disa foto në Instastory-in e saj dhe ajo që u vu re është ndryshimi që këngëtarja kishte bërë në look.
Ajo shfaqej me flokë të prerë shkurt deri tek supet, ka prerë edhe balluke e për të treguar këtë ndryshim, i kishte lënë flokët lëshuar me onde natyrale.
“90s baby”, shkroi këngëtarja krahas fotos, duke iu referuar modelit të njohur të flokëve që shihej kudo në vitet ’90.
Vesa, e cila prej disa vitesh jeton bashkë me bashkëshortin, Big Basta dhe me djalin e tyre, Lian, në Zelandën e Re, e gjatë kësaj periudhë projektet muzikore kanë qenë shumë të rralla.
Ajo ka treguar se në këtë “mungesë” ka ndikuar stresi i zhvendosjes, si dhe pandemia që i shtyu planet e publikimit të këngëve që kishte përgatitur.
Megjithatë, me anë të një postimi, Luma tregoi se ndodhet në një studio regjistrimi, prandaj mesa duket koha erdhi dhe shumë shpejt do të dëgjojmë këngën më të re të saj./Panorama