Categories
Kulture

Ylli i filmit “I vetëm në shtëpi” fejohet disa muaj pasi u bë baba

Ylli i filmit “I vetmi në shtëpi”, Macaulay Culkin dhe e dashura e tij, Brenda Song janë fejuar pas 4 vitesh lidhjeje. Ata kanë hedhur këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre 9 muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Song konfirmoi lajmin kur u shfaq me një unazë diamanti ndërsa ishte në Beverly Hills.

SANTA MONICA, CA – SEPTEMBER 07: (L-R) Marlee Matlin, Macaulay Culkin, and Brenda Song attend the sixth biennial Stand Up To Cancer (SU2C) telecast at the Barkar Hangar on Friday, September 7, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for Stand Up To Cancer)

Çifti që u njoh në xhirimet e Changeland në 2017, nuk patën zbuluar se po prisnin një fëmijë deri në njoftimin e lindjes. Në një deklaratë të përbashkët, ata zbuluan se ishin shumë të lumtur për anëtarin e ri të familjes. Song dhe Culkin janë munduar ta mbajnë raportin e tyre sa më privat./Abcnews.al/

error: Content is protected !!