Categories
Kulture

“Zvicra më ofroi të shkoja në Eurovision, dua të përfaqësoj Shqipërinë”, një tjetër yll shqiptar në ngjitje

Annella Zarina është një tjetër yll shqiptar në ngjitje. E lindur në Zvicër por prej vitesh jeton në Danimarkë, Annella nga Kosova ka spikatur me talentin e saj në muzikë. Ëndrra e saj për të nisur rrugëtimin e muzikës ka nisur shumë herët. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC me moderatorin Alban Musa, Annella, e cila se si u bë pjesë e botës së muzikës.

“Kam filluar prej se kam qenë 9 vjeç me shkruar tekste dhe muzikë. Mami dhe babi nuk kanë pasur qejf që të bëhesha këngëtare, donin të bëhesha mjeke. E kam pasur pasion,e kam ditur se do të bëhem këngëtare. Duke shkuar që prej moshës 14-vjeç, panë prindërit që di të këndoj. Më thanë që nëse do të bëhesh duhet të kryesh shkollën e muzikës, shkova katër vite dhe ia nisa muzikën.”, tha ajo.

Nga kjo moshë ajo filloi të merret më seriozisht me muzikën në mënyrë që një ditë të bëhej si Britney Spears dhe Christina Aguilera. Annella ka spikatur dhe për faktin se këndon një zhanër të rrallë, Pop/Elektro-Suing. Ajo u shpreh se merr shpeshherë pyetje për të marrë pjesë në festivale shqiptare dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

“Më kanë pyetur shqiptarët nëse dot ë shkoj, do të kishte qenë një nder shumë i madh. Para 4-5 vitesh më pyeti dhe Zvicra por nuk kam patur mundësi por për momentin do të kisha shumë qejf. Thjesht nuk e kam menduar me shkuar në Eurovision. Tani po më thonë ose kënga magjike ose Eurovision.”, tha ajo./abcnews.al/

error: Content is protected !!