Categories
Kulture Kuriozitete

Çifti martohen me “Zoom”, pavarësisht se nuk janë takuar kurrë në jetën reale

Një çift që jetojnë larg njëri-tjetrit, kanë vendosur të martohen edhe pse nuk janë takuar kurrë më parë. Ayse 26 vjeçe dhe Darrin 24 vjeç, u takuan gjatë izolimit pasi Ayse iu bashkua një grupi të krijuar online.

Ajo filloi të fliste me një grua 56 vjeçare të quajtur Kenda, e cila e lidhi atë me djalin e saj, Darrin, duke i shpjeguar se ata do të shkonin mirë.

“Është qesharake që takova vjehrrën time përpara se të takoja burrin. Kemi kaluar shumë mirë, kështu që kur ajo sugjeroi të flisja me djalin e saj, mendova se ishte një ide e mrekullueshme, megjithëse isha pak nervoz në fillim, sepse kisha parë foto të tij dhe ai dukej i bukur”, u shpreh Ayse.

Sipas The Independent, ata u lidhën shumë shpejt me njëri-tjetrin dhe pas pak kohësh vendosën që përmes platformës “Zoom” të fejoheshim dhe martoheshin. Takimi i tyre nuk u bë i mundur për shkak të kufizimeve./abcnews.al/

error: Content is protected !!