Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

E gjatë me kilometra, frikësohen banorët: Toka fillon të nxjerrë ujë të nxehtë

Posted on January 29, 2022 by Monitor

Banorët e qytetit Germencik në Turqi janë tepër të shqetësuar poër shkak të një fenoimeni të çuditshëm që po përballen kohët e fundit.

Mediat lokale raportojnë se në fshatrat përreth është vërejtur një çarje e tokës, e cila është disa kilometra e gjatë dhe mendohet se shkon në një thellësi disa dhjetra metra.

Banorët tregojnë për mediat turke se krahas çarjes së tokës, në puse ka filluar të dalë ujë i nxehtë, gjë që sipas tyre nuk ka ndodhur më herët. Ata e lidhin daljen e ujit të nxehtë nga puset pikërisht me këtë fenomen duke kërkuar përgjigje nga autoritetet sepse i frikësohen ndonjë rrëshkitjeje masive, fundosjeje apo ndonjë tërmeti të madh.

Në zonë janë duke u kryer verifikime për të dalë në një përgjigje shkencore mbi shqetësimin e banorëve./abcnews.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes