Doktoreshë Lira Gjika është vazhdimisht aktive në faqen e saj në Facebook, ku ndan vazhdimisht këshilla për prindërit e rinj dhe jo vetëm, por edhe mësuesit, rreth rritjes së shëndetshme e edukimit të fëmijëve. Një pjesë e rëndësishme që ka prekur këtë herë është komunikimini, e kësaj here ajo është ndalur tek impakti që luajnë pasthirrmat.
“Prindër, kujdes me përdorimin e shprehjeve pasthirma, “HË MO HË”, “HË, HË, MJAFT”, “HO MI MO, EJ”,që i përdorni kudo, me fëmijët, me njëri-tjetrin dhe të tjerëve. Kjo mënyrë të foluri, e juaja, shkakton një dëm të pariparueshëm tek fëmijët. Kjo mënyrë të shprehuri, është keqpërdorim i gjuhës primitive, që prish urën ndërmjet gjuhës dhe fjalës. Dhe ura, ndërmjet gjuhës dhe fjalës, është mendimi.
Kjo treshe do mirëmbajtur me kujdes dhe jo keqpërdorur pa përgjegjësi, siç ndodh shpesh. Kjo mënyrë e lë fjalën të shkëputur nga gjuha dhe dashur padashur fjala mbetet si një send dhe bosh. “Gjuha është e ardhme e qenies” thotë Heidegger, prandaj kini kujdes mos e keqpërdorni”. /Living