Categories
Kuriozitete

Fikeni kondicionerin që të flini më mirë

Ka një listë me arsye pse shtëpia nuk duhet të jetë shumë e ngrohtë gjatë natës dhe një ndër to është e lidhur me gjumin. Sipas doktorit Karan Rajan, një prej tyre është se nuk mund të flemë mirë. Kur temperatura e dhomës ulet, trupi prodhon melatoninë, një hormon që na ndihmon të flemë.

“Përveç prirjes së gjumit, melatonina parandalon plakjen. Redukton dëmtimet e stresit oksidativ, nivelet e kortizolit, inflamacionin e sistemit dhe është falas”, thotë Rajan. Me uljen e temperaturave është normale që të ndizni diçka për t’u ngrohur, por shtëpia nuk duhet të nxehet, sidomos para gjumit.

“Temperatura e trupit duhet të bjerë në mënyrë që të flemë. Temperatura më e ulët afrohet me temperaturën e gjumit të organizmit, ndaj ndihmon për të rënë në gjumë më shpejt”. Në rastin e kundërt, sistemi ynë punon për të ulur temperaturën e trupit duke shkaktuar rritjen e aktivitetit të trurit.

Një tjetër avantazh përveç cilësisë së gjumit, i ftohti ndihmon në reduktimin e kolesterolit pasi qelizat prodhojnë më shumë yndyrë kafe që rregullon edhe nivelet e glukozës në gj ak dhe prodhimin e insulinës./tvklan.al/

error: Content is protected !!