Categories
Kuriozitete

Fotoja e pabesueshme tregon fytyrën e një burri të “fshehur” në re

Një grua që vëzhgonte qiellin mbi oborrin e shtëpisë së saj u surprizua kur pa formën e fytyrës së një burri të “fshehur” në re. Shaquira Hobbs arriti të fotografonte pamjen e pabesueshme në Booragul, Australi.

Fotoja tregon një re që duket jashtëzakonisht e ngjashme me profilin e një burri me ballin, sytë, hundën dhe mjekrën të gjitha të përshkruara midis formave gri. Ajo tha se fenomeni zgjati për rreth 45 sekonda.

“Ndodhi aq shpejt sa nuk kisha kohë të lëvizja, kështu që shpejt e mora telefonin tim. Është sinqerisht e frikshme sa i mirë është detaji, reja ka kaq shumë tipare të një burri të vërtetë.”, tha ajo./abcnews.al/

error: Content is protected !!