Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Fshati fantazmë shfaqet pas 30 vitesh

Posted on February 13, 2022 by Monitor

Një fshat fantazmë i zhdukur prej 30 vitesh ka dalë në sipërfaqen e tokës pasi rezervuari që e kishte përmbytur u tha. Bëhet fjalë për fshatin Aceredo në Spanjë.

Fshati u përmbyt në vitin 1992 kur lumi Limia u bë rezervuar. Por tashmë ky rezervuar ndodhet në 15 përqind të kapacitetit të tij si pasojë e thatësirës, ndërsa autoritetet kanë lajmëruar se situata do të përkeqësohet.

Por nga kjo e keqe ka dalë një e mirë sepse, rrënojat kanë tërhequr turistët.

Kryebashkiakja e këtij rajoni ka thënë se situata është krijuar si pasojë e mungesës së shirave sidomos në Janar. Rezervuari shërbente për një hidrocentral që ishte ndërtuar në zonë. /tvklan.al

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes