Categories
Kuriozitete

Macja me katër veshë bëhet virale në rrjet

Një mace që ka lindur me katër veshë po “pushton” Instagramin dhe po grumbullon mijëra fansa në të njëjtën kohë. Kotelja, e quajtur Midas tashmë numëron më shumë se 19 mijë ndjekës në Instagram, pasi pronarja e saj hapi një llogari tre javë më parë.

Macja ka katër veshë për shkak të një mutacioni gjenetik. Macja katër muajshe u adoptua nga një grua në Turqi, e cila shpreson se përpjekjet e saj do të inkurajojnë njerëzit e tjerë të marrin kafshë shtëpiake që mund të mos jenë 100 për qind normale./abcnews.al/

error: Content is protected !!