Categories
Kuriozitete

Mori 4 mijë dollarë bakshish, shefi e shkarkon nga puna

Një kamariere, e cila mori bakshish 4.400 dollarë nga një grup klientësh, për t’i ndarë me një kamariere tjetër u pushua nga puna, pasi menaxheri i restorantit i kërkoi që ta ndante bakshishin me të gjithë stafin e restorantit.

Sipas kamarieres, shefi i kishte thënë se ajo do merrte vetëm 20% të bakshishit, pasi pjesën tjetër do ia ndante stafit të restorantit.

Daily Mail, raporton se kamarierja u shokua nga kërkesa e menaxherit, pasi ajo kishte planifikuar të paguante kreditë e prapambetura studentore me bakshishin.

Sigurisht ajo nuk pranoi, e si rrjedhojë u pushua nga puna.

Pasi lajmi u bë i njohur për publikun britanik, ata hapën një aplikacion në internet për të ndihmuar studenten të paguante shpenzimet e saj, deri në gjetjen e një pune./Oranews/

error: Content is protected !!