Categories
Kuriozitete

Njihuni me Monique, pulën që ka lundruar përqark botës

Kur francezi 21-vjeçar Guirec Soudée u nis me varkën e tij me vela 9 metra të gjatë në vitin 2014, ai kishte pak përvojë lundrimi dhe nuk kishte pajisje komunikimi.

Ai ishte gjithashtu krejtësisht i vetëm në bord. Ose të paktën ai ishte i vetëm derisa takoi një pulë të kuqe në Rhode Island.

“Unë takova Monique dhe u dashuruam”, thotë ai.

Ajo do të bëhej e besuara dhe shoqja e tij më e mirë gjatë një udhëtimi pesë-vjeçar nëpër botë.

Fillimisht Guirec pati disa momente nervozizmi duke parë shoqëruesen e tij që po përshtatej me jetën në det, por Monique shpejt i fitoi aftësitë e saj detare dhe kur dyshja mbërriti në Karaibe, ai vendosi që ta mësonte atë të notonte.

“Unë mendoj se do të ishte shumë ndryshe nëse ajo nuk do të kishte qenë me mua,” tha ai.

“Ajo më dha shumë dashuri.”

Ata tani po planifikojnë të udhëtojnë në Oqeanin Artik dhe Soudée do të jetë personi më i ri që do ta provojë këtë sukses me Monique. Nëse e realizojnë me sukses këtë rrugëtim, Monique do të jetë pula e parë në botë që do të arrijë në këtë rajon ekstrem./Oranews/

error: Content is protected !!