Categories
Kuriozitete

Parashikuesja zbulon 5 datat kur mund të bini në dashuri gjatë vitit 2022

Një parashikuese horoskopi ka përcaktuar 5 datat e mundshme që mund të bini në dashuri gjatë vitit 2022. Inbaal Honigman, 47 vjeç nga Izraeli, u rrit në një familje që nuk besonte në misticizëm, por kuptoi se nëse i bëhej një pyetje, e dinte gjithnjë përgjigjen. Në lojërat ku duhej të gjente një send, e dinte ekzaktësisht çfarë ishte ndërsa në moshën 20-vjeçare zbuloi letrat tarot dhe thotë se parashikimet e saj janë thuajse gjithnjë të sakta.

Në lidhje me dashurinë, ajo mbështetet gjithnjë te leximi i Hënës. “Hëna e re është shumë e rëndësishme në një muaj sepse simbolizon fillime të reja ndaj nëse po planifikoni një takim të parë, do të ishte e volitshme ta bënit gjatë saj. Hëna e re ndikohet çdo muaj nga shenja në të cilën ndodhet, ndaj tani jemi në Ujor. Ujori është një shenjë intelektuale, kështu që nëse takimi i parë përkon me Hënën e re në Ujor (1 Shkurt), planifikoni një aktivitet që stimulon intelektin e Ujorit”.

“Peshqit janë nga shenjat më romantike dhe një nga ditët më të mira për të propozuar është 10 Shtatori”.

Inbaal thotë se nuk duhet të njihni njerëz të rinj kur Mërkuri është në prapavijë pasi duke qenë planeti i komunikimit ndikon në mënyrën si flasim. Prapavija e Mërkurit mbaron më 3 Shkurt dhe ata që po kërkojnë dashurinë, të kenë edhe pak durim.

Datat më të mira për takimet romantike: 2 Mars (Hëna e re në Peshk), 1 Prill (Hëna e re në Dash), 30 Prill (Hëna e re në Dem), 30 Maj (Hëna e re në Binjak) dhe 29 Qershor (Hëna e re në Gaforre).

Gjithashtu çdo ditë e javës ndikon në mnëyra të ndryshme në raportet romantike, pasi janë emërtuar sipas perëndive dhe perëndeshave.

“E marta (Marsi) është perëndia e luftës dhe nuk favorizon takimet e para. Megjithatë nuk përjashtohen momentet e nxehta sepse energjia është e zjarrtë. E premtja është emërtuar sipas Freyja, perëndeshës së dashurisë dhe është ideale për të planifikuar një takim të parë romantik. Kështu rriten mundësitë e një takimi të dytë. E shtuna (Dielli) është një perëndi serioze dhe e pjekur. Është dita e planeve të mëdha, jo e dashurisë”, thotë Inbaal./tvklan.al/

error: Content is protected !!