Categories
Kuriozitete

Tentakula 10 metra të gjata, shkencëtarët zbulojnë kandilin gjigand

Një grup shkencëtarësh kanë konfirmuar shfaqjen e rrallë të një kandili deti gjigand me tentakula 10 metër të gjata në ujërat e gjirit Monterei në Kaliforni. Biologët e jetës ujore po eksploronin ujërat kur rastisën krijesën e ëuditshme në thellësinë 975 metër.

Kandili i detit është të paktën 1 metër dhe përdor tentakulat e tij të gjata për të kapur prenë dhe më pas për ta ngrënë, pasi zgjatimet veprojnë edhe si gojë. Koka e tij ka një shkëlqim të lehtë dhe pulson vazhdimisht duke e ndihmuar të orientohet në ujërat e errëta të thellësisë.

Ky lloj kandili, i quajtur edhe “fantazmë”, është zbuluar që në vitin 1899 por shkencëtarëve iu deshën 60 vjet për të përcaktuar që ishte një lloj i veëantë. Kandilët e detit janë krijesat më të zakonshme të detit pasi organizmi i tyre mund t’i mbijetojë presionit të lartë./tvklan.al/

error: Content is protected !!