Categories
Kuriozitete

Vjen kometa “Leonard”, mund të dallohet edhe me dylbi

Mbërrin kometa Leonard dhe është më e ndritshmja e vitit 2021. Mund të dallohet me dylbi dhe distancën minimale me Tokën është përllogaritur ta arrijë në 12 – 14 Dhjetor prej rreth 35 milionë kilometra.

U zbulua më 3 Janar të këtij viti dhe ishte parashikuar edhe kalimi i saj në muajin e fundit të vitit sikurse edhe me shkëlqimin që u rrit gradualisht.

Trajektorja e saj e bën më të dukshme në hemisferën jugore, gjithnjë në orët më të vona të natës e për më tepër larg qendrave të banuara ku ka ndriçim. Kështu që vrojtimi në lartësitë që ndodhemi ne është pak më i vështirë për të apasionuarit e astronomisë.

Klan News

error: Content is protected !!