Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Yje që shkëlqejnë ende, edhe mbi të 80-at

Posted on February 11, 2021 by Monitor

Koha rrjedh dhe ia del të lërë gjurmë te ne, teksa shumë të famshëm, pavarësisht dekadave jetojnë ende me të njëjtën forcë e energji. Komedianja Betty White ka mbushur 99 vjeç dhe nuk i kursen aspak batutat e saj, teksa Brigitte Bardot shkëlqen në të 86-at e saj, e ndërsa Morgan Freeman mbetet një yll aktiv i kinematografisë. Në një artikull të BrightSide bëhen bashkë portretet e disa VIP-ave mbi moshën 80-vjeçare, që na mësuan se eleganca, dashuria për punën dhe pozitiviteti të ndihmojnë të fitosh betejën me kohën.

Chuck Norris, 80 vjeç

Chuck Norris ia kushtoi tërë jetën arteve marciale dhe filmave. Ende sot, pamja e tij shfaqet rinore dhe e fuqishme, si ajo e një 40-vjeçari.

Morgan Freeman, 83 vjeç

Pothuajse të gjithë e njohin zërin ikonik të Morgan Freeman-it. Një talent i jashtëzakonshëm!

Sophia Loren, 86 vjeçe

Sophia Loren bëhet gjithnjë e më mahnitëse. Pas një ndërprerje 11-vjeçare, aktorja u rikthye në industrinë e filmit për të luajtur në filmin e djalit të saj, The Life Ahead.

Jane Fonda, 83 vjeçe

Në vitin 1962, Jane Fonda ishte një yll global i kinematografisë botërore. Ende sot, ajo tejçon klas dhe elegancë. Duket se stërvitja e vazhdueshme e ka ndihmuar të qëndrojë në formë.

Betty White, 99 vjeçe

Një legjendë e vërtetë, Betty White festoi nëntëdhjetë e nëntë vjetorin e saj fillimin e këtij viti. Sekreti? Ajo është gjithmonë optimiste.

Brigitte Bardot, 86 vjeçe

Një yll i padiskutueshëm, ikonë e bukurisë femërore. Tërheqja nga kinematografia dhe distancimi nga vëmendja mediatike, e gjeti artisten në menaxhimin e biznesit të saj, saktësisht linjës Bardot të bizhuterive.

Jack Nicholson, 83 vjeç

Industria e filmit nuk do të ishte e njëjta pa Jack Nicholson-in. Me një karrierë mbresëlënëse prej 60 vjetësh, ai është aktori më i nominuar për Oskar, i të gjitha kohërave. Numëron 3 fitore dhe 12 nominime./Konica

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes