Categories
Lajme

Zonjat e Gjendes Civile në Tiranë që të bëjnë me dokumente angleze…

Drejtoria Antikorrupsion pranë Ministrinë e Drejtësisë kallëzoi në prokurori 4 punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. I pari ishte ai i një qytetareje nga Tirana që kishte realizuar martesë fiktive me një të burgosur në Itali, duke i dhënë ryshfet punonjësit të gjendjes civile.

“Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg në Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumenteve biometrikë. Pas kësaj ankese, nga specialistët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumnetash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre”.

Edhe rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile në Tiranë, këtë herë për martesa me dokumentet angleze…

“Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori”./tvklan.al

error: Content is protected !!