Categories
Lifestyle

E dashuruar kokë e këmbë, Adele flet hapur për romancën me agjentin sportiv

Adele po jeton ditët e saj më të bukura dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi për këtë. Së fundmi ajo nuk ka ngurruar që të flasë publikisht për romancën e saj me agjentin sportiv, Rich Paul.

Gjatë intervistës për “Rolling Stones”, Adele foli për marrëdhënien e saj me Paul si të “pabesueshmen dhe më të bukurën” në të cilën ka qenë e përfshirë ndonjëherë.

Nuk ka asnjë dyshim se Adele ka gjetur lumturinë e vërtetë me Rich Paul pas divorcit të saj zemërthyer nga Simon Konecki dhe këtë gjë e zbuloi vetë artistja në intervistën e dhënë së fundmi.

Kujtojmë se Adele dhe Konecki, të cilët ishin bashkë që nga viti 2011, finalizuan divorcin e tyre në Mars. /tvklan.al

error: Content is protected !!