Categories
Lifestyle

Edhe pse mendon se e ka penalizuar në lojë, Graniti bën deklaratën e papritur për Fifin

BB VIP – Granit Cana ka pak ditë që nuk është më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga postimet në rrjetet sociale duket se herë pas here bëhet nostalgjik për kohën aty brenda.

Madje duket se e ka marrë malli edhe për këngëtaren e njohur, Fifi, me të cilën ka pasur një raport mjaft të afërt. Edhe pse është shprehur se ajo e ka penalizuar në lojën e tij dhe si pasojë doli nga “Big Brother VIP”, ai ka treguar se sërish bën tifo për të dhe i ka uruar fitoren.

Ndërkohë së fundmi, ish-futbollisti ka publikuar në “Instastory” një fotografi të shkëputur gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ku shfaqet pranë këngëtares.

“Më mungon dhe ti “shoku”…Partnerë në krim”, ka shkruar Graniti bashkëngjitur me foton në fjalë, e cila me siguri ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithë fansave./Gazeta Shqip/

error: Content is protected !!