Categories
Lifestyle

Flokë të çrregullt, pa grim, me tuta dhe pantofla: Biondja më e famshme në botë, në një edicion të panjohur

Pamela Anderson sot është 54 vjeçe, por pamja e saj ende shumicën e lë pa fjalë

Pamela Anderson ishte sinonim i seksipilitetit në vitet ’90. Ajo fitoi famë botërore si CJ Parker në serialin “Rojat e plazhit”. Shumica e burrave vuanin në heshtje, ndërsa gratë përpiqeshin t’i ngjanin asaj, transmeton Telegrafi.

E vetëdijshme për pamjen e saj, aktorja kënaqej që trupi i saj i skalitur binte në sy me kombinimet sfiduese të veshjeve, por edhe ajo, si të gjitha femrat e tjera, ndonjëherë i jepte vetes pak pushim.

Në një edicion kaq të rastësishëm, paparacët e fotografuan duke shëtitur nëpër Malibu.

Flokë të shprishur, pa grim, me tuta dhe mokasine Pamela shijoi një ditë të bukur me diell, ndërsa shoqërohej nga një burrë misterioz.

Ndonëse nuk ishte e rregulluar, Pamela mori një grusht komplimente për pamjen dhe guximin e saj për të ecur pa problem në edicionin natyral./Telegrafi/

error: Content is protected !!