Categories
Lifestyle

Graniti thotë se do kish flirtuar me Semin, por zemrën e kishte jashtë

Në “Fan Club”, ka qenë i ftuar Graniti për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother dhe përballjet e para jashtë saj. Dy deklarata të tij dalluan nga të tjerat. Ish-futbollisti pranoi se Semi është vajza që i pëlqente më shumë dhe madje rrëfeu se po të mos kishte një raport aq të komplikuar jashtë shtëpisë, do flirtonte patjetër me të.

“Me Semin do flirtoja nëse s’do kisha punët e ngatërruara me të dashurën jashtë. Kemi qëndruar më së shumti së bashku. Më pëlqen në pamje sigurisht dhe tipi i saj. Semi, Arjola, Sheila më kanë provokuar. Ka qenë shkaku për me arrit qëllimin me u ndje Fifi keq. Por gjithsesi zemra ishte jashtë”, tha ai duke i vënë vulën kësaj historie. E meqë zemrën e kishte jashtë, Graniti nuk i shpëtoi pyetjes për bisedën e parë me vajzën që dashuron, e cila u bë pjesë e mediave pa kuptuar.

Ai tregoi se ka folur me të dhe e kanë lënë të takohen e të bisedojnë rreth marrëdhënies së tyre. “I ka ardhur keq për mua. Dhe më kërkoi falje për letrën që dërgoi, pasi mendon se ajo letër më penalizoi. Gjithashtu më tha se e ka përjetuar edhe ajo keq eleminimin tim”,- tregoi ai.

Graniti ka qenë një nga personat më të diskutuar sidomos për raportin e komplikuar me Fifin dhe deklaratat jo dhe aq të qëndrueshme./revistawho.com/

error: Content is protected !!