Categories
Kulture Lifestyle

La në mes spektaklin “Love Story”, Engjëll Lengo flet për romancën e bukur me këngëtarin: Kjo është historia ime e vërtetë e dashurisë

Një prej vajzave më të spikatura të “Love Story 1” vitin e kaluar, Engjëll Lengo, nga Gjirokastra, vendosi që ta linte në mes rrugëtimin në kërkim të dashurisë, ndonëse ishte ndër më të preferuarat për të fituar zemrën e Saimir Kasemit.

Arsyeja, pasi për tipin e saj serioz nuk e ndjen në vendin e duhur me konkurrencës dhe intrigave të vajzave të tjera në garë. Së fundmi, Engjëll ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur nga Tirana, Vani Gjuzin.

Ishte vetë Engjëll, ajo që vendosi ta bëjë publiku lidhjen me këngëtarin simpatik dhe mjaft të pëlqyer nga publiku, Vanin, ndërsa publikoi një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën shfaqej krah për krah me artistin, në daljen e tyre të parë si çift.

Krahas imazhit, ishkonkurrentja shkroi “Historia ime e vërtetë e dashurisë”. Me dhjetëra urime e përgëzime kanë shkuar në adresë të Engjëll, e cila duket shumë në formë dhe po kaq e lumtur gjithashtu pranë dashurisë së saj.

Vitin e kaluar, Engjëll u shfaq e pavendosur dhe zgjodhi të hiqte dorë nga program. Pavarësisht se shfaqi pendesë dhe i kërkoi Saimirit edhe një shans tjetër për t’u rikthyer, sipas komentuesve e gjitha kjo ishte një skenar, pasi Engjëll në të vërtetë nuk po ndjehej mirë në një format njohjesh në ekran, ku i duhej të përballej edhe me garën mes vajzave të tjera. Enxhëll Lengo, 26 vjeçe, nga Gjirokastra është laborante dentare me profesion.

Për më shumë se 10 vite ka qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin. Ajo e përshkruan veten pak të ndrojtur, ndaj nuk e fsheh që shpesh disa nga dëshirat e saj janë frenuar për shkak të natyrës që e karakterizon.

Madje, edhe në “Love Story”, ajo tha se mori pjesë më shumë për të sfiduar veten. Nuk dihet ku është njohur me artistin Vani Gjuzi, një nga djemtë më sharmantë të muzikë, krah të cilit u shfaq për herë të parë gjatë premirës së filmit “Shkëmbimi”.

Këngëtarin e njohur së fundi e kemi parë si aktor në filmin “Shkëmbimi”, të regjisorit Drilon Hoxha, ku Vani shihet të luajë me Sejfulla Myftarin, të njohur si Cekja i Beratit.

Nuk dihet nëse me Engjëll po bën ndonjë plan për një hap më shumë, këngëtari i njohur, i cili pak më parë publikoi hitin e fundit të dasmave dhe rrëfen eksperiencën e re si model.

I njohur si këngëtar i muzikës së Shqipërisë së Mesme, Vani Gjuzi nga Tirana, në bashkëpunimin me Hekuran Krasniqin, solli një hit që do të këndohet në dasma nga Veriu në Jug. Para pak kohësh provoi edhe modelin për kostumet e modës së lartë të stilistit Joni Peçi. Për bashkëpunimin më mbresëlënës në muzikë, ritualin për të pasur trupin e modelit, femrat që e lakmojnë, plani për t’u bërë dhëndër dhe paratë që fiton nga muzika, Vani është rrëfyer në një intërvistë për “Panorama Plus”.

Në lidhje me duetin me këngëtarin nga Kosova, Hekuran Krasniqi, tha se kënga është projektuar enkas për dasmat shqiptare, ku qëllimisht fillon si valle jugu dhe mbaron në veri. Po si është të këndojë në dasma?

“Sigurisht që në dasma shqiptare kalohet bukur, ku nuk mungon as paraja. Unë personalisht, mes një dasme dhe një koncerti s’do bëja zgjedhje, pasi në të dyja u bë shume vite tashmë që jam i pranishëm”.

Nga bashkëpunimet që ka bërë deri tani, ai rendit disa të tilla me shumë kolegë, por mbresëlënës për të është dueti me Çiljeta Xhilagën, këngën me titull “Sonte më dhemb zemra”. Sa për eksperiencën si model, ai tregoi: “Modelingun gjithmonë e kam pasur planin B. Për të pasur trupin në formë, unë merrem me palestër dhe futboll”.

Ndërsa pyetjes se a e sheh veten dhëndër, dhe duhet të ishte ajo këngëtare? “Sigurisht që do bëhem dhëndër e s’do bëja dallim këngëtare apo jo. Këtë gjë ia kam lënë të madhit Zot në dorë!”.

Dhe le të ndalojmë te pyetjet për vajzat. Në marrëdhënie me vajzat është ai që i gjuante apo e gjuanin ato? “Në marrëdhënie me vajzat janë ato që gjithmonë më kanë parë, apo më kanë gjuajtur më tepër, gjë e cila ndodh kudo nëpër botë me artistë. Më shumë komplimente kam marrë dhe vazhdoj e marr falë aparencës, po ashtu dhe për sytë”, thotë ai.

E mes bukurisë origjinale dhe asaj plastike, kë zgjedh? “Normal, preferenca ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë për bukurinë origjinale, të cilën Zoti e ka krijuar”, thotë Vani. Le të shohim se si do vazhdojë kapitulli i tjetër i njohjes së tij me Eingjëll./Panoramaplus.al/

error: Content is protected !!