Categories
Lifestyle

Martesat më të shkurtra në histori; Këto VIPA nuk patën fatin e një dashurie që zgjat

Jeta private e të famshmëve është gjithmonë një objekt interesi për fansat dhe gazetarët. Të famshmit tanë të preferuar bien në dashuri dhe krijojnë familje, por jo të gjitha historitë e dashurisë përfundojnë mirë dhe zgjasin gjithë jetën. Ndonjëherë familjet e famshme ndahen pas një periudhe të shkurtër kohe.

Në vitin 2001, Jennifer Lopez u martua me një balerin nga ekipi i saj, Cris Judd. Çifti u fejua zyrtarisht 2 muaj pasi u njohën. Por martesa e tyre nuk zgjati shumë: Lopez dhe Judd u divorcuan pas 9 muajsh, duke iu referuar karaktereve të ndryshëm.

Liam Hemsëorth dhe Miley Cyrus kanë qenë në një lidhje me ulje-ngritje për më shumë se 10 vjet dhe përfundimisht u martuan në vitin 2019. Martesa e tyre zgjati vetëm 7 muaj.

Në vitin 2013, Kim Kardashian u martua me yllin e NBA-së, Chris Humphries, pas lidhjes për 7 muaj. Dasma u shfaq në emisionin Keeping Up Ëith Kardashians. Ceremonia ishte pompoze dhe familja shpenzoi 10 milionë dollarë. Por pas 72 ditësh, Kardashian vendosi të divorcohej. Pas ndarjes, ish-bashkëshorti vuajti nga probleme mendore.

Në vitin 2007, në Las Vegas, Pamela Anderson u martua me një lojtar amerikan të pokerit, Rick Salomon. Por 60 ditë më vonë, Anderson u divorcua, duke përmendur mashtrimin si një motiv.

Aktori Eddie Murphy, i cili ka 10 fëmijë, u martua me biznesmenenTracey Edmonds në vitin 2008. Dasma e tyre ishte vërtet romantike: çifti shkëmbeu betimet më 1 janar në Bora Bora. Por, pas 2 javësh, të sapomartuarit kuptuan se kishte qënë një gabim.

Kampionia e kategorisë së dasmave më të shpejta është Britney Spears. Në vitin 2004, këngëtarja u martua me shokun e saj të shkollës, Jason Alexander, në Las Vegas. Por 55 orë pas ceremonisë, çifti anuloi dasmën./Living/

error: Content is protected !!