Categories
Lifestyle

“Nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete le të vijë”, Hygerta: Nuk do e braktisja kurrë sportin

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako, ka folur në një interviste ekskluzive për albeu.com rreth planeve për të ardhmen e saj si dhe pasionin për udhëtimet.

Prej vitesh ajo është beqare dhe e konfirmoi se nuk ka dëshirë ende të krijojë një jetë të re, dhe se prioriteti i saj është vajza e cila pak ditë më parë festoi 15 vjetorin.

Më tej e pyetur reth konkurencës brenda punës së saj ajo u shpreh se jemi koleg dhe miq dhe se punën e bëjmë me dashuri.

Ndërkohë, ndër të tjera sa i përket gjendjes së Kombëtares shqiptare, Hygerta tha se Reja është fajtori kryesor, ndërsa për titullin e Kategorisë Superiore ajo sheh deri më tani favorite Tiranën.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Tani u bë vite si moderatore sportive, për çfarë do ta linte sportin Gerta?

-Më pëlqen aq shumë puna ime sa më dëshirë s’do e braktisja kurrë. Por jetës nuk i dihet dhe kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do ta lija, do ishte veç një arsye madhore që s’mund ta parashikoj. Për momentin është mendimi i fundit që më vjen ndër mend. E dua futbollin dhe e bëj më shumë dvshirë punën time.

2-A i trembeni konkurences brenda stafit te RTSH Sport?

-S’ka konkurence në stafin tonë. Jemi një ekip, një grup profesionistësh që punojmë më shumë dashuri e pasion. Mbështesim njeri-tjetrin maksimalisht dhe pervecëse kolegë jemi dhe miq. Nuk i jam trembur asnjëhere konkurencës, ajo të vë në pozita pune e të motivon. Nëse puna funksionon me meritokraci, s’kam pse të kem frikë nga asgjë.

3-Si ka arritur Gerta të mbajë trupin kaq në formë?

-Eshtë edhe gjenetike, nuk është totalisht meritë e imja. Me kalimin e moshës u bëra pak me e ndërgjegjshme që po nuk u kujdese nuk ka gjenetike që të shpëton. Ndaj jam shumë e vëmendshme të ha vakte të shëndetshme, të ushtroj sport dhe të mos abuzoj me oraret. S’ka asgjë të pamundur nëse ke vullnet dhe dëshire për ta arritur.

4-Perveç sportit qe ju zë një pjesë të ditës, më se e kaloni kohën e lirë? (Pasion tjetër dmth)

-Pasion tjetër shumë i madh i imi janë udhëtimet. Më pëlqen shumë të udhëtoj, të eksploroj vënde të reja, të vizitoj qëndra historike apo bukuri natyrore. Ndaj sa herë më jepet mundesia, lëviz nga Tirana.

5-Cili është synimi i madh i në të ardhmen e afërt?

-Të krijoj muskujt abdominale Bëj shaka. Synimi për të ardhmen e afërt është të finalizoj me sukses edicionin e tretë të “Më të mirët e vitit”, tashmë ështe një traditë që këtë vit dëshiroj t’i jap përmasa akoma më të mëdha duke qënë se jam producente e këtij evenimenti. Shpresoj që edhe këtë vit me RTSH Sport të realizojmë një edicion të suksesshem dhe dinjitoz.

6-Turizmi malor apo detar?

-Anoj shumë më shumë nga deti. Duke qënë se jam rritur pranë detit, babi nga Vlora, mami nga Saranda, pra dhe pushimet te gjyshërit ishin përseri pranë detit, jam shumë e dhene pas turizmit detar. Por dhe mali më pëlqen, miafton mos të ngjitem në 2000 m lartesi me këmbe

7-Cili është qyteti juaj i preferuar që ju merr malli sa herë e vizitoni?

-Vlora, qyteti i origjinës time dhe pas saj Shkodra. Janë dy qytete që i dua shumë dhe shkoj sa më shpesh të mundem. Me Vlorën me lidhin shumë edhe kujtimet e fëmijerise, perveç natyrës së mrekullueshme që ka. Kurse Shkodra për mua është qytet i vecante, e dua shumë dhe e vizitoj shpesh.

8-Cilën skuadër shihni favorite për titull në Kategorinë Superiore?

-Me kaq sa kemi parë deri tani vetë Tirana po tregon qëndrueshmëri dhe entuziazem ndryshe nga skuadrat e tjera që kanë treguar ulje-ngritje. Mbase gjërat ndryshojnë në vazhdim sepse kampionati sapo ka filluar dhe me dy fitore rikuperon shumë në klasifikim. Gjithsesi kampionati është i gjatë dhe është shumë heret për të folur për titull.

9-Messi apo Ronaldo?

-Messi dhe veç Messi.

10-A mendoni se Reja duhet të shkarkohet?

-Nuk ka qënë ndonjëherë në preferencat e mia. Skema e tij dhe futbolli që ai bën nuk më pëlqen. Personalisht mendoj që kemi fituar veç dy ndeshje ne keto kualifikuese, dhe ato për merite individuale të Armando Brojës. Une do preferoja një tjeter trajner, që perveç një futbolli më tërheqes të krijonte frymën e grupit dhe shpirtin e skuadrës por këtë nuk e vendos unë e ti.

11-Në skuadrat Europiane për kë bëni tifo?

-Veç Milan. Sepse Barcelona pas largimit të Messit doli nga preferencat e mia.

12-Siç e dinë tashmë të gjithë ju jeni ende beqare. A ka ardhur koha që Gerta të krijoje një jetë të re?

-Mua më pelqen jeta që bëj. Këto gjëra nuk janë me llogari. Prioriteti im është vajza, kujdesi dhe përkushtimi për të. Por nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete, le të vijë. Deri tani askush nuk më ka tunduar aq shumë. Dhe unë gjithmonë them: më mire vetëm se sa e keqshoqëruar. /albeu.com/

error: Content is protected !!