Categories
Lifestyle

Njihuni me 5 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë dashuri përrallore gjatë Krishtlindjeve

Dëshironi të dini se cilat janë 5 shenjat më me fat të zodiakut që do të përjetojnë dashuri përrallore gjatë Krishtlindjeve?

Priten zhvillime të këndshme këto Krishtlindje për pesë shenjat e horoskopit me fat, pasi do të përjetojnë periudhën më erotike dhe do të mirëpresin 2022-in në mënyrën më të mirë.

Konkretisht, më 4 dhjetor do të ndodhë eklipsi diellor te Shigjetari dhe kjo është arsyeja pse do të vijnë këto ditë magjike.

Demi

Demi është nga natyra një nga shenjat më sensuale që ekzistojnë. Urani është në shenjën tuaj të zodiakut dhe kjo do të thotë se do të ndryshoni rutinë. Ndërkohë, Saturni do të përballet me Demin, gjë që do të rrisë shoqërueshmërinë tuaj dhe do të sjellë njohje të reja në jetën tuaj. Kështu që këta dy planetë ju ftojnë të jetoni përvoja të reja dhe të çlironi disponimin tuaj erotik. Nëse jeni të fejuar marrëdhënia juaj do përmirësohet, ndërsa nëse jeni beqarë përgatituni për aventurën më të madhe të dashurisë.

Gaforrja

Këto Krishtlindje dashuria do t’ju mbushë zemrën, për aq kohë sa jeni gati dhe pranues ndaj sfidave të reja. Mos i humbisni mundësitë që do të shfaqen në jetën tuaj.
Planetët në shenjën tuaj të zodiakut, të udhëhequr nga Plutoni, ju shtyjnë të thoni “po-në” e madhe dhe të jetoni momente romantike. Kjo është një kohë ideale për rilidhje dhe njohje të reja. Mos i lini të pashfrytëzuara.

Akrepi

Eklipsi hënor i Demit që ndodhi pak ditë më parë bie në kontrast me Diellin që është në shenjën tuaj dhe aktivizon romancën. Marsi, planeti i pasionit dhe dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut deri më 14 dhjetor. Pra, është koha që prisni dhe vetëbesimi juaj i shtuar do t’ju ndihmojë të ndiqni dëshirat tuaja më të thella.

Shigjetari

Jupiteri sundon shenjën tuaj të zodiakut dhe ky eklips që ndodh tek Shigjetari do të sjellë fat dhe energji të mirë. Në Krishtlindje, Posidoni dhe Marsi do të rrisin disponimin erotik dhe romancën.

Kështu “ndizet” dëshira juaj për njohje të reja dhe një dashuri të madhe. Nëse jeni të fejuar do jeni më të gatshëm të bëni gjëra me partnerin. Nëse jeni beqarë, bëhuni gati për të bërë njohje dhe sfida të reja.

Bricjapi

Afërdita, e cila është planeti i dashurisë dhe bukurisë, do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut deri në mars dhe do t’ju bëjë të jeni “mbretëresha” e romancës./Oranews/

error: Content is protected !!