Categories
Lifestyle

Pas disa vitesh, Bradley Cooper flet për marrëdhënien e tij me Lady Gaga

Lady Gaga dhe Bradley Coper ndezën thashethemet për romancë në vitin 2018 kur filmi “A Star is Born” doli në kinema. Ishte e qartë se bashkë-yjet kishin një lidhje të ngushtë, duke shtuar dyshimet e fansave edhe më shumë.

Pavarësisht thashethemeve për të kundërtën, Gaga ka pohuar prej kohësh se ata nuk ishin në lidhje romantike me njëri tjetrin.

“Po, njerëzit panë dashuri dhe kjo është ajo që ne donim që ju të shihni,” i tha këngëtarja 35-vjeçare Jimmy Kimmel në vitin 2019. Ajo e dinte se thashethemet ishin ushqyer vetëm nga performanca e tyre intime e “Shallow” në Oscars atë vit. Por, Gaga shpjegoi se Bradley kishte planifikuar të gjithë koncertin në detaje ekstreme: “E dija se ai kishte vizionin se si duhet të shkonte”.

Por, Bradley më në fund i adresoi thashethemet vetë në një intervistë për “The Hollywood Reporter”.

Kur diskutoi performancën e Oscar-it të “Shallow”, Bradley konfirmoi se ata patjetër po aktronin.

Në fakt, ka një arsye të thjeshtë se pse dukej kaq e zymtë: “Ai e kishte konceptuar performancën që të shpalosej si një skenë nga filmi pjesërisht për të ndihmuar në menaxhimin e frikës së tij për të kënduar live”, sipas gazetës.

Siç vuri në dukje ai, “Ata bien në njëfarë mënyre në atë skenë në film. Është ai momenti shpërthyes që u ndodh atyre në një skenë para mijëra njerëzve. Do të kishte qenë kaq e çuditshme nëse ne të dy do të ishim në stol përballë audiencë”.

Nëse kjo nuk sqaron ndonjë dyshim të mbetur, vetëm dijeni se Gaga më vonë e dyfishoi edhe mohimin e saj. “Sinqerisht, unë mendoj se shtypi është shumë budalla. Dua të them, ne bëmë një histori dashurie. Për mua, si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar”. “Dhe ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars. Ne donim që ajo të kalonte drejt e në lentet e asaj kamere dhe në çdo televizor në të cilin po shihej”.

Kur filmi doli, Bradley ishte në një lidhje me Irina Shayk, por lajmet për ndarjen e tyre u përhapën në qershor të vitit 2019. Sa i përket Gagës, ajo dhe i fejuari Christian Carino thuhet se e ndërprenë atë në fillim të vitit 2019, ndërsa ajo gjithashtu konfirmoi ndarjen në qershor./Prive.al/

error: Content is protected !!