Categories
Lifestyle

Rita Ora merr hapin e radhës në lidhjen e saj me regjisorin e famshëm

Rita Ora dhe Taika Waititi janë “totalisht në lidhje serioze”.

Dyshja e dashur, e cila filloi të takohej në fillim të këtij viti, dukej të dashuruar si kurrë më parë teksa morën pjesë në MTV EMA në Budapest në fundjavë, dhe tani pretendohet se këngëtari i ‘I Will Never Let You Down’ ka prezantuar që atëherë tw dashurin me prindërit e saj në Londër, raporton rubrika Bizarre e gazetës The Sun.

Aktorja e “Fifty Shades Freed” së fundmi pranoi se është në një “vend të shkëlqyer” me të dashurin e saj.

Këngëtarja 30-vjeçare – e cila më parë ishte në lidhje me Calvin Harris, Ricky Hil dhe Rob Kardashian – heziton të flasë për marrëdhënien e tyre sepse ka mësuar nga gabimet e saj, por ajo konfirmoi se gjërat po shkojnë mirë mes tyre.

Ajo tha: “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë.

“Unë mendoj se, me respekt, privatësia është e rëndësishme. Po… kam mësuar shumë në të 20-at e mia.”

U pretendua në verë se Rita – e cila bleu një shtëpi të re në Londër vitin e kaluar – po zhvendoset në Los Anxhelos për të jetuar me regjisorin e “Jojo Rabbit”. /Prive.al/

error: Content is protected !!