Categories
Lifestyle

Rita Ora vajzë me fat! Gjesti i të dashurit të këngëtares shqiptare që mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq

Një ditë më parë u mbajt MTV Europe Music Awards 2021 në Budapest, Hungari. E pranishme ishte edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila shoqërohej nga partneri i saj, Taika Waititi.

Skenaristi dhe regjisori i famshëm ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq, pasi e çoi rolin e tij të të dashurit në një tjetër nivel.

Në momentin që ylli i pop-it ishte duke pozuar para fotografëve të shumtë të medieve të huaja, Taika vendosi që me telefonin e tij t’i shkrepte disa foto partneres. Por jo vetëm kaq, pasi ai u kujdes që të rregullonte edhe pelerinën e saj të gjatë me pendë.

Rita u shfaq e veshur e gjitha me të zeza dhe shumë elegante. Ajo pozoi para aparatit fotografik me bluzën e saj me korse me pendë të zeza pa rripa dhe pantallonat e njëjta.

Ndërkohë nga ana tjetër, në skenë në MTV EMA, Rita i dha Maluma-s çmimin e artisti më të mirë latin. Artistja e hip-hop Saëeetie prezantoi ceremoninë, e cila u zhvillua në Arenën Sportive Papp Laszlo Budapest në Budapest, Hungari.

Gjithashtu kujtojmë se këngëtarja e famshme shqiptare dhe Taika fillimisht ndezën thashethemet për një romancë mes tyre në muajin në prill. Muajin pasardhës, ata u përfolën gjatë në internet kur u panë duke u shoqëruar me Tessa Thompson-e cila luajti Valkyrie në filmin Thor: Ragnarok dhe gjithashtu do të riprodhojë rolin e saj në filmin e tij të vitit 2022 Thor: Love and Thunder./Gazeta Shqip/

error: Content is protected !!