Categories
Art Kulture Personalitete

1 janar 1937 lindi aktori Demir Hyskja (1937 – 2016), e kujtojmë me nderim e respekt

1 janar 1937 lindi aktori i paharruar Demir Hyskja (1937 – 2016), e kujtojmë me nderim e respekt

Demir Hyskja ishte një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar, 1937 në Elbasan. Vdiq më 6 gusht, 2016.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore.

Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Filmografia
Filmi Tuneli – (2017)… Plaku i fshatit
Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica
Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)

Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)… Xha Hamiti, punëtori i fushës
Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari
Një emër midis njerëzve – (1983)… Doktor Shezaiu

Nëntori i dytë – (1982)… Mytesarifi i Durrësit
Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës
Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mësues Andrea
Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit

Me hapin e shokëve – (1979) (TV)… Babai i Gonit
Një natë nëntori – (1979) (TV)
Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi
Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi

Dollia e dasmës sime – (1978)… Vëllai i dhëndrit
Një udhëtim i vështirë – (1977)… Miti shoferi
Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës
Pylli i lirisë – (1976)… Ibrahim beu

Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi
Shpërthimi – (1974)… Brigadier Skënderi
Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa

Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza
Mëngjese lufte – (1971)… Ilegali
Ngadhënjim mbi vdekjen – (1967)…Spiuni

error: Content is protected !!