Categories
Art Kulture Personalitete

10 Janar 1933, lindi aktorja e mirënjohur Ferial Alibali (1933 – 2011), një nga themelueset e teatrit profesionist

Ferial Alibali lindi në Lushnje më 10 Janar 1933. Pasi përfundoi Liceun Artistik në Tiranë krah emrave të mëdhej si Mihal Luarasi, Esat Oktrova etj., ajo nis aktivitetin artistik më 1952 në Teatrin Profesionist të Korçës.

Nga viti 1953-1955 punon në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, duke interpretuar diaa , por në shtator të vitit 1955 ajo pranohet aktore në Teatrin Popullor. Ka interpretuar rreth 50 role në teatër, ku u dallua sidomos për rolet e Mashës, Zoga, Hesja, Nastja, Drande, Mira, Pepi, Hajria, por roli në të cilin spikatin ishte plaka Nicë te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, dramë e të madhit Ismail Kadare.

Ka interpretuar disa role edhe në filmin artitik. Në vitin 1975 e larguan nga Teatri Popullor pasi i shoqi i saj u dë nua nga regjimi komunist. Ferial Alibali ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare në 14 maj 2011./Teatri Kombetar

error: Content is protected !!