Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës.
Është fitues i çmimit dërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004)[nevojitet citimi]. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani .
Ne vitin 2016 eshte shpallur “Shkrimtari me i mire i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Romani “Gënjeshtarë të vegjël” e shpalli atë Autor të vitit 2019 në dy panaire ndërkombëtarë libri, në Fier dhe në Prishtinë.
Tituj të veprave
Tregime – 1978,
Ne të tre (1985),
“Karuseli” (1990),
I humburi (1992),
Kufoma (1994),
Dragoi i fildishtë (1999)
Ëndrra e Damokleut (2004),
Lëkura e qenit (2003),
Te porta e Shën Pjetrit (2005)
Jetë në një kuti shkrepësesh, roman, 2007,
Karuseli, roman, 2007,
Bolero në vilën e pleqve, roman, 2008,
Iluzione në sirtar, roman, 2010,
Si-do-re-la, roman, 2011,
Njeriu me fat, roman, 2013,
Gënjeshtarë të vegjël, roman, 2019./Wikipedia