Mustafa Greblleshi (Tiranë, 15 dhjetor 1922 – 22 maj 1986)
Shkollimin fillor e mori në Vlorë, ku ishin me banim si familje ngaqë i ati ishte me shërbim. Shkollimin e mesëm në vendlindje, pranë Gjimnazit të Tiranës ku ishte drejtor Eqrem Çabej.
Push timi italian e gjeti 17 vjeç kur ishte ende në gjimnaz. I ati doli në lirim për arsye shëndetësore dhe krejt verën e vitit 1939 e kaloi me punë krahu deri kur iu dha një pension të atit. Gjen përkohësisht punë tek Drejtoria e Përgjithshme e Postë-Telegrafeve. Boton skica e tregime, herë humoristike dhe herë me një qëndrim të qartë mbi gjendjen e push timit.
Njëri prej të cilëve “Nji trandafile” – ku trëndafili ishte alegoria e Shqipërisë së push tuar – provokoi autoritetet dhe e çuan para prefektit Qazim Mulletit, i cili meqë e njihte e këshilloi duke i vënë kushtin që të ikte në Itali prej drojës se mos i riu do të anonte nga idetë komuniste.
Këshillë që e ndoqi nga vjeshta e 1942 deri në pranverën e 1943, kur edhe kthehet në Tiranë për t’u radhitur si më rishtari në redaksinë e Rojës Kombëtare (më vonë u quajt “Bashkimi i Kombit” dhe u bë e përditshme) me kryeredaktor Gjergj Bubanin.
Pas Çlirimit është redaktor i gazetës “Bashkimi” nga dita e parë e botimit të saj deri në vitin 1946, kur u arrestua si “armik i popullit” dhe u bu rgos për 19 muaj bashkë me kolegët Andrea Varfi dhe Petro Marko.
Pas lirimit nga bu rgu punon disa vjet si mësues gjuhe në disa qytete. Nuk zgjati shumë, pasi u konsiderua i padenjë për të ushtruar një profesion të tillë. Kështu që u detyrua të punojë punëtor krahu deri në vitin 1974. Punët që bëri pasi u shpall i padenjë për të dhënë mësime gjuhe, ishin nga ato të hamallit që ngrinte thasë me çimento në kombinatin “Josif Pashko” deri tek bojaxhiu, për shumë vjet.
E bija Azylka tregon se mbylli sytë tek lexonte Monteskjenë në ballkonin e shtëpisë më 22 maj 1986.
Shkrime dhe përkthime
Përkthimet e tij nga italishtja e frëngjishtja do të botoheshin në faqen e tretë të gazetës “Tomorri”, e cila drejtohej nga kritiku i njohur Vangjel Koça. Skicat letrare e tregimet i botonte me pseudonimet Mustafa Mustafai, Memli, Mano dhe me emrin e tij të vërtetë, ndërsa shkrimet satirike me pseudonimin Liu i Cakut.
Punon tri monografi, për Haki Stërmillin, Fan Nolin dhe Omar Khajamin – që u transmetuan në emisionet letrare të Radio Tiranës. Një monografi e katërt për Kristo Dakon nuk u përfundua nga shtjellimi i ngjarjeve të jetës.
“Kam shkruar edhe vargje, por si çdo poet i vërtetë përfundova në prozator”, shënon Greblleshi në monografinë e tij. Boton skica e tregime në revistat Kultura Islame, Njeriu, Vatra, Drini, Revista Letrare dhe sidomos në Bleta. Reflekset e trishtimit do t’i trashëgonte nga penat gjeniale si Mantegazza, Flamarioni, Carrelli, Waininger, Lombroso. Më 1943 i botohet romani “Gremina e dashunís” nga miku i tij Fiqri Llagami.
Boton vëllimin me tregime “Albumi i një bojaxhiu” me ndihmën e Nasho Jorgaqit dhe Drago Siliqit (duke botuar së pari tregimet “Kuklla” dhe “Tut Huqi dhe hygjena” tek Nëntori më 1962), vëllimin për fëmijë “Shalli i kuq”. Përkthen novelat e Pirandelos botuar me titullin “Jeta lakuriq”, dramat e De Filipos botuar me titullin “Filumena Marturano” dhe “Njëmijë e një netët” në mesin e viteve ’60.